Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Batatina qëndroi i ngujuar në stadium, u kap fizikisht me presidentin e Dukagjinit?

Gazeta10
14 April 2024 - 18:05

Skuadra e Llapit nuk ka arritur më shumë se një barazim (1:1) në ndeshjen ndaj Dukagjinit e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës.

Indeksonline merr vesh me burime se pas përfundimit të takimit ka pasur një konfrontim fizik mes trajnerit, Tahir Batatina dhe presidentit të Dukagjinit, Fabi Veseli.

Batatina më pas është ngujuar në zhveshtore derisa policia e siguroi lokacionin për t’u larguar nga stadiumi i Klinës.

Skuadra nga Podujeva me këtë barazim tani ka 55 pikë në pozitën e 3-të, katër më pak se lideri, Ballkani (59). 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.