
Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu në Speciale në Kanal10 ka folur nën emocione të forta në ditën kur në Hagë pritet të shpallet vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Me lot në sy, Haxhiu tha se kjo është një nga ditët më të rënda për të, duke treguar se gjatë natës i ka shkruar një letër mikut të tij, Hashim Thaçit.
Ai tha se letra do të publikohet në varësi të verdiktit që do të shqiptohet nga trupi gjykues.
“Sot e kam përjetimin më të rëndë se sa për veten time, sepse s’ka të bëjë me njeriun, s’ka të bëjë me emra të përveçëm. Isha duke shkruar një letër e cila më ka lënë deri në mëngjes. I kam shkruar letër mikut tim Hashim Thaçi. Në bazë të verdiktit që del, do ta botoj edhe letrën”, tha Haxhiu./Gazeta10