
Deputeti i VV-së, Agon Batusha, ka thënë se nuk kanë ende asgjë zyrtare që Franca e ka kushtëzuar liberalizimin e vizave.
Batusha në një lidhje të drejtpërdrejtë në Info10, ka deklaruar që po presin të marrin informata, pasi që takimi është i mbyllur, raporton Gazeta10.
“Momentalisht ende nuk kemi informata zyrtare për këtë, pasi takimi po mbahet me dyer të mbyllura. Po presim, në momentin kur kemi informata do të ju informojmë”, ka thënë ai./Gazeta10