Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Batusha pretendon për parregullësi në Gjakovë: Markeri po hiqet menjëherë pas votimit

Gazeta10
09 Nëntor 2025 - 13:24

Kryetari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, Agon Batusha ka thënë se në qendrën e votimit “Mazllum Këpuska” e në qendra të tjera të votimit se kryesuesit e AAK-së po kërkojnë emrat dhe mbiemrat e qytetarëve që nuk kanë dalur për të votuar.

Gjithashtu, ka pasur probleme edhe me listën e votuesve që janë bartur nga një shkollë në tjetrën, e po ashtu edhe shenja e markerit në gishtërinj po largohet lehtë. Batusha ka thënë se aty ku ka kryesues të AAK apo nuk është kryesuesi i LVV po kërkohen emrat e qytetarëve që nuk kanë votuar ende, gjë që sipas tij nuk është e lejueshme të dalin të dhëna nga librat e votuesve.

“Është edhe një shqetësim tjetër, aty ku ka kryesues AAK-ja ose aty ku nuk është kryesuesi i VV-së janë duke kërkuar emrat ose mbiemrat e familjeve që nuk kanë dalur me votu, gjë që e kemi raportuar, e kemi evidentuar në ato procesverbalet e klasëve…Nuk guxojnë të dalin të dhëna prej librave. E kemi evidentuar në disa shkolla, por që ndodhi në fillim ishte në Mazllum Këpuska”, tha Batusha.

Deputeti Agon Batusha tha se qytetarët të cilët janë transferuar në shkolla tjera për të votuar kanë pritur mbi një orë e gjysmë për të votuar.
Ai tha se këto probleme i ka adresuar në KKZ e cila i ka zgjidhur.

“Ne kemi vërejtur në orët e para të mëngjesit që lista e votuesve, ku nënshkruhen votuesit kanë ndryshuar prej një klasë në klasën tjetër apo prej një shkolle një tjetrën më saktë ne klasën e parë në Mulliq ka pasur ndryshim. Problemet i kemi adresu ne KKZ, KKZ-ja i ka zgjidhur, ka pasur vonesë një orë e gjysmë”, tha Batusha.

Ndërsa për çështjen e marketrit Batusha tha se votuesit kanë raportuar që markeri po largohet menjëhere dhe pasi që është raportuar në KKZ nga ana e tij, tash po shfrytëzohen markerët rezervë.

“Për çështjen e markerit votuesit kanë raportu që markeri menjëherë po hiqet pas votimit me një lëvizje të lehtë të gishtave dhe këtë e kemi raportu në KKZ dhe tash kanë marrur markerat rezervë, po shpresojmë që është zgjidhur kjo çështje”, shtoi ai.

Kryetari i qendrës se LVV në Gjakovë ka shënuar edhe status në rrjetin e tij social rreth këtyre shqetësimeve. KosovaPress ka tentuar të kontaktojë për këtë çështje edhe me AAK-në në Gjakovë, por nuk ka marrë përgjigjje deri tani./KosovaPress.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.