
Ndonëse ka siguruar kalimin në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve kur kanë mbetur edhe dy ndeshje në grup, Bayerni i Mynihut vijon të ndjejë mungesën e një bomberi si Lewandowski, që verën e kaluar u transferua te Barcelona.
Drejtuesit e klubit kanë identifikuar Harry Kane si sulmuesin e duhur për të udhëhequr repartin e sulmit.
Sipas mediave britanike, Bayerni pritet të ofrojë 100 milionë euro për të marrë futbollistin anglez, i cili nga ana tjetër duket i joshur [për një eksperiencë me gjigantët gjermanë, ku do të ketë mundësinë të fitojë tituj e të luajë për objektiva madhorë.