Gazeta10

BBC largon nga puna gazetarin pasi kritikoi qeverinë për debimin e emigrantëve, kolegët dorëhiqen pas tij

Programi i njohur i BBC, “Ndeshja e ditës” është në kaos. Bordi drejtues vendosi dy ditë më parë të largojë nga transmetimi ish-futbollistin e njohur dhe prezantuesin Gary Lineker, pasi ky i fundit përmes një postimi në Twitter kritikonte nismën e qeverisë angleze për dëbimin e emigranteve që hyjnë në rrugë ilegale në vend. Lineker e konsideroi këtë nismë të ngjashme me dëbimet e nazistëve nga Gjermania e viteve ‘30.

Por largimi i Lineker ka futur në kaos emisionin pasi edhe 2 drejtuesit e tjerë, Ian Wright dhe Alan Shearer kanë dhënë dorëheqjen në shenjë solidariteti. Ish-sulmuesi i Arsenalit tashmë ekspert i futbollit, Ian Wright, shkroi sot në Twitter se ai gjithashtu nuk do të dilte në transmetim.

Pas tij edhe ish-sulmuesi i njohur Alan Shearer njoftoi se kishte njoftuar BBC se nuk do të bënte programin pas Lineker dhe Wright. Edhe gazetarja Alex Scott duket se ka hequr dorë nga ky program pasi publikoi një meme me fjalën “nah”.

Në krah të Lineker kanë dalë emra të njohur të ekranit. Ish-portieri i Anglisë, Ben Foster ka reaguar ashpër. Eksperti i futbollit, ish-mbrojtësi i Manchester City, Micah Richards tha se do ta bojkotojë programin e BBC të shtunën duke mos marrë pjesë.

Gazetari i njohur Piers Morgan, një mik i Lineker shkroi me mjaft neveri duke e quajtur vendimin e BBC-së si “patetik dhe pa shtyllë kurrizore”. Ish-kreu i konservatorëve, William Hague tha se ishte “e përshtatshme” që Gary Lineker të largohej nga programi “Ndeshja e ditës”. Lineker është një emrat më të paguar të BBC-së. /Gazeta10/

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut