Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

BBC: Meksika thotë se agjentët amerikanë që vdiqën në aksident, s’kishin autorizim për të operuar atje

Gazeta10
25 Prill 2026 - 23:43

Qeveria meksikane njoftoi se dy agjentët amerikanë që humbën jetën fundjavën e kaluar në një aksident automobilistik, nuk kishin autorizim për të operuar në territorin e Meksikës.

Sipas BBC, zyrtarët raportohet se punonin për CIA, dhe kishin marrë pjesë në një operacion kundër laboratorëve të dyshuar të drogës në shtetin verior të Chihuahua, përpara se automjeti i tyre të rrëshqiste nga një rrugë malore dhe të shpërthente.

Pas një hetimi të urdhëruar nga presidentja Claudia Sheinbaum, Ministria e Sigurisë në Meksikë tha se asnjëri prej tyre nuk kishte akreditim formal për të marrë pjesë në aktivitete operacionale dhe se autoritetet federale nuk ishin informuar për praninë e tyre.

Ngjarja vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Meksikës dhe ShBA-së janë herë pas here të tensionuara për një sërë çështjesh, përfshirë luftën kundër narkotikëve.

Ministria e Sigurisë shtoi se të dhënat e emigracionit tregojnë se njëri prej agjentëve kishte hyrë në Meksikë si “vizitor”, ndërsa tjetri me pasaportë diplomatike.

Në deklaratë theksohet se ligji meksikan ndalon agjentët e huaj të marrin pjesë në operacione pa autorizim federal, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të sovranitetit kombëtar.

Ngjarja ka shtuar presionin mbi qeverinë meksikane, ndërsa marrëdhëniet dypalëshe me ShBA-në mbeten të ndjeshme, veçanërisht në fushën e luftës kundër drogës dhe sigurisë kufitare

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.