Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

BE deklarohet sërish: Kosova e ka të qartë obligimin për themelimin e Asociacionit

Gazeta10
07 November 2022 - 13:48

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe zhvillimet në veri të vendit.

Sipas tij, përgjigjet e Beogradit dhe Prishtinës ndaj propozimit gjermano-francez janë ende duke u studiuar, por se prioritet aktual është deeskalimi i situatës në Kosovë. Ai theksoi se Kosova ka një obligim të qartë për të formuar Asociacionin e komunave serbe dhe paralajmëroi se ngjarjet në Kosovë mund të kenë pasoja për të gjithë rajonin.

“Është obligim i qartë i Kosovës që menjëherë të krijojë ose të ndërmarrë hapa për themelimin e një komuniteti të komunave serbe. Ky është një obligim ligjor i detyrueshëm i Kosovës dhe mospërmbushja e vazhdueshme jo vetëm që cenon parimin e sundimit të ligjit. por edhe dëmton reputacionin dhe besueshmërinë e Kosovës”, tha Stano në konferencën për media në Bruksel./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.