
Drejtoresha për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore në Komisionin Evropian për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, ka zhvilluar sot takime me Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu dhe Kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Gjatë takimeve është diskutuar nevoja për stabilitet politik dhe institucione plotësisht funksionale, si parakusht për avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesja e BE-së ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së gjithë shoqërisë në procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar se e ardhmja evropiane e Kosovës mbetet një proces i mbështetur nga Bashkimi Evropian.
“E ardhmja evropiane e Kosovës është një përpjekje e të gjithë shoqërisë, e mbështetur nga BE-ja”, thuhet në njoftim.
Takimet vijnë në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme të BE-së me institucionet e Kosovës për forcimin e stabilitetit politik dhe përshpejtimin e reformave në rrugën e integrimit evropian.
Njoftimi i plotë:
Drejtoresha e Zgjerimit të BE-së dhe Fqinjësisë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, u takua sot me Presidenten në Detyrë Albulena Haxhiu dhe Kryeministrin në Detyrë Albin Kurti.
Ata diskutuan nevojën për stabilitet politik dhe institucione plotësisht funksionale për të çuar përpara rrugën e 🇽🇰 Kosovës drejt 🇪🇺 BE-së.
E ardhmja evropiane e Kosovës është një përpjekje e të gjithë shoqërisë, e mbështetur nga BE-ja.