Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

BE-ja afër kompromisit për heqjen e vizave

Gazeta10
22 November 2022 - 19:26

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

Më në fund, qytetarët e Kosovës kanë marr një lajm të mirë, sa i përket liberalizimit të vizave. Kjo pasi që përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së e kanë kaluar propozimin që kosovarët të udhëtojnë pa viza në shtetet evropiane nga 1 janari i vitit 2024, shkruan Kanal10.

Pritjes së gjatë e të mundshme të kosovarëve për heqjen e vizave, mund t’i vijë fundi më 1 janar të vitit 2024.

Hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën, me këtë datë, ka gjetur pajtimin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Një gjë e tillë e ka konfirmuar Presidenca Çeke e BE-së, e cila ka thënë se janë afër një kompromisi për çështjen e liberalizimit.

“Jemi afër një kompromisi në Këshill për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Data me të cilën po punojmë është aktualisht  1 janar 2024 . Kjo është gjithçka që mund të themi në këtë fazë”, tha Presidenca çeke e BE-së

Paraprakisht, Presidenca Çeke e BE-së, kishte kërkuar që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023, por Spanja ka propozuar 1 janarin e vitit 2024, gjë që ka gjetur mbështetjen edhe të vendeve tjera.

Sipas këtij propozimi, liberalizmi i vizave do të nisë në kohën kur edhe sistemi ETIAS i udhëtimit të jetë funksional.

Një vendim të tillë e kanë mirëpritur njohës të politikës së jashtme dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ndryshe, miratimi i propozimit të ri do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet të mërkurën.

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizim të vizave, megjithëse kriteret i kishte plotësuar shumë vite më parë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.