Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

BE-ja e gatshme të pres për takim Kurtin e Vuçiq

Gazeta10
15 November 2022 - 15:09

Zëdhënësi i Bashkimit Evopian, Peter Stano, është shprehur se BE është e gatshme të mbajë një takim të nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, “sa më shpejt që të jetë e mundur”, raporton Gazeta10.

Ai u deklarua kështu në një konferencë të rregullt përpara gazetarëve, teksa njoftoi se ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, po bisedon me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.

“Jemi të gatshëm të presim kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Bruksel për një takim në nivelin më të lartë. Siç theksoi dje përfaqësoi Përfaqësuesi i Lartë, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe sa më shpejt të jenë të gatshëm të tregojnë sjellje evropiane.”, ka deklaruar Stano.

Stano ka përsëritur edhe fjalët e Përfaqësuesit të Lartë Borrell  se kjo është kriza më e rëndë që nga viti 2013 dhe se BE-ja dëshiron të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje evropiane për situatën aktuale.

Zëdhënësi i unionit evropian tha se BE nuk është më e interesuar të gjejë zgjidhje për të dy palët dhe se përgjegjësia u bie atyre. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.