Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

BE-ja pezullon kundërmasat ndaj SHBA-së për 90 ditë

Gazeta10
10 April 2025 - 13:24

Bashkimi Evropian thotë se do të pezullojë kundërmasat për tarifat e Presidentit Trump për 90 ditë.

Në një deklaratë, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se BE-ja dëshiron “t’i japë një shans negociatave” pasi Trump njoftoi dje se do të kishte një pauzë 90-ditore për vendet e goditura nga tarifat më të larta të importit të SHBA-së.

Trump njoftoi para një jave se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ai njoftoi gjithashtu për tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me Shtetet e Bashkuara, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit.

Ndaj mallrave të importuara nga Kosova është vendosur tarifë prej 10 për qind, ndaj atyre nga Shqipëria 10 për qind, Serbia 37 për qind, Bosnja e Hercegovina 35 për qind, dhe Maqedonia e Veriut 33 për qind.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.