Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

BE për rastin e Vlora Hysenit: Besim i plotë te SPAK, po i ndjekim nga afër zhvillimet

Gazeta10
26 September 2026 - 11:40

Bashkimi Europian ka reaguar për herë të parë për çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke shmangur komentet mbi hetimin konkret, por duke shprehur besim të plotë te SPAK. Brukseli thotë se po ndjek nga afër zhvillimet që lidhen me shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Komisioni Europian ka reaguar për hetimin ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

I pyetur për çështjen, zëdhënësi i Komisionit Europian për zgjerimin, Guillaume Mercier, tha se Brukseli nuk komenton çështjet që janë ende në proces, por theksoi se zhvillimet në Shqipëri po ndiqen nga afër.

“Ne nuk komentojmë çështje që janë në proces, por ajo që mund të themi është se ne i ndjekim nga afër zhvillimet që lidhen me shtetin e së drejtës, veçanërisht reformat në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, fusha në të cilat Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm”, deklaroi Mercier.

Në reagimin e tij, zëdhënësi i Komisionit Europian dha edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për punën e Prokurorisë së Posaçme.

“Kemi besim të plotë tek aftësia e SPAK për të zbuluar, hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e organizuar”, deklaroi Mercier.

Reagimi i Brukselit vjen në një moment kur lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet pjesë kyçe e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.