
Gjatë ditës së sotme është raportuar se zyrtari i Ministrisë së Bujqësisë, Bedri Dobra është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Këtë lajm ai e ka demantuar përmes një postimi në Facebook ku ka treguar se është lajmë i rremë dhe se ai do të ndërrmarr rrugë ligjore sa i përket kësaj shpikje.
Ai ka kërkuar nga mediat që të kërkojnë falje sepse kanë tentuar ta prishin imazhin e tij dhe të familjes.
“Ministria tashmë e ka demantuar lajmin e pavërtetë me fakte në faqen e saj zyrtare. Unë mbetem gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10
