Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bedri Hamza: Me frymë pozitive, po ecim drejt ditës kur Kosovës do t’ia japim qeverinë e re

Gazeta10
08 December 2024 - 19:53

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka komentuar takimin e sotëm të Këshillit Drejtues të PDK-së.

Hamza ka thënë se me frymë pozitive, me mobilizim e vendosmëri, po ecin drejt ditës kur Kosovës do “t’ia japin qeverinë e re”.

Ai ka thënë se nuk mjafton vetëm të punojmë shumë, por duhet të punojmë edhe së bashku për ta ndërtuar një jetë më të mirë për qytetarët tanë.

“Këshilli Drejtues, dy muaj para ditës së zgjedhjeve, në krye të detyrës. Me frymë pozitive, me mobilizim e vendosmëri, po ecim drejt ditës kur Kosovës do t’ia japim qeverinë e re. Forca jonë qëndron në aftësinë për të bashkëpunuar dhe për ta zhvilluar Kosovën.

Nuk mjafton vetëm të punojmë shumë, por duhet të punojmë edhe së bashku për ta ndërtuar një jetë më të mirë për qytetarët tanë, në vendin tonë!

Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.