Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bedri Hamza me VIDEOMESAZH: Nesër marshojmë për të vërtetën, lirinë, UÇK-në dhe Kosovën

Gazeta10
11 September 2026 - 17:38

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin për liri, i cili do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një postimi në facebook, Hamza ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit, i cili nis në orën 14:00, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Ju ftoj të gjithëve që nesër, në orën 14:00, të bashkohemi në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, për të dëshmuar se Kosova nuk harron dhe nuk hesht!”, ka shkruar Hamza.

Ai ka thënë se marshi do të jetë në mbështetje të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, por edhe për, siç është shprehur, “të vërtetën, lirinë, UÇK-në dhe Kosovën”.

“Bashkohuni me ne në Marshin për Liri!”, ka përfunduar Hamza thirrjen e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.