Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Bedri Krasniqi shpallet i pafajshëm, lirohet në mungesë të provave

Gazeta10
13 Shtator 2023 - 13:57

Në mungesë të provave, Bedri Krasniqi u shpall i pafajshëm dhe u lirua

 Krasniqi ishte i akuzuar për vrasjen e rëndë të një polici të Kosovës dhe një të UNMIK – ut në vitin 2004 sot u shpall i pafajshëm dhe u lirua.

Ky vendim është marrë nga kryetari i trupit gjykues në këtë çështje, Arben Hoti.

Aktakuza lidhur me rastin e vrasjes që aktualisht po gjykohet ishte ngritur me 21 korrik të vitit 2017 me të cilën të akuzuarit i ngarkonte me veprën penale vrasja e rëndë dhe vrasja në tentativë.

Ndërsa gjykata Themelore e Prishtinës Alban Dezdarin ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale ndihmë në kryerjen e vrasjes.

Po ashtu  Gjykata e ka liruar Alban Dezdarin nga vepra penale e vrasjes në tentativë.

Sipas gjykatës nuk është arritur të provohet fajësia e të akuzuarit Bedri Krasniqi. Kurse deshmitë e dëshmitarit Shkumbin Mehmeti i quajti “kontradiktore”.

Lidhur me Alban Dezdarin gjyqtari tha se i udhëhequr nga ndjenjat personale, ai ishte bashkuar një grupi të armatosur.

“I pandehuri Alban Dezdari ka qenë i vetëdijshëm se është duke i ndihmuar personave për të transportuat armë, të cilat u përdorën në kryerjen e krimit” – tha gjykatësi i rastit Arben Hoti gjatë gjykimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.