
Sonte në POLITIKO me Kushtrim Sadikun është i ftuar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ku përballë analistëve po debatohet për gjendjen aktuale politike në vend dhe nevojën që sa më shpejt të themelohen institucionet e Republikës.
Lutfi Haziri përballë “POLITIKOS” duke komentuar kërkesën e tij për një koalicion të mundshëm VV-LDK ka theksuar se vendi po kalon në kriza dhe duhet të vendoset një stabilitet institucional.
Nënkryetari i LDK-së tha se LDK-ja nuk hyn në bashkëpunim pa parime.
E duke folur për një bashkëpunim në të ardhmen, ai ka theksuar se: “Mos menoni që ne sillemi qeshtu butë, e lehtë edhe e kthejmë shpinën, me kcy magarin kush çohet në sabah” .
Për më shumë shikone VIDEON E PLOTË./Gazeta10