
Gazetari serb nga veriu i Kosovës, Branisllav Kërstiq duke komentuar deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq për ‘spastrimin etnik’ të Kosovës ka thënë se kjo është një thirrje për një krim, dhe pasojat e Millosheviqit ende janë të gjalla në Beograd.
Ai komentet i bëri në emisionin POLITIKO në Kanal 10.
“Çdo i dhjeti serb në veri thonë se kjo deklaratë nuk është gabim i madh”, tha ai duke shtuar se ne nuk duhet të jemi viktima të regjimit aktual në dhe romantizmit dhe shtetit policor në veriun e vendit.
I pyetur nga moderatori Kushtrim Sadiku se a do të duhej të shkarkohej ministrja serbe” – Kërstiq tha se: “Mua nuk me intereson sepse ka bërë dëm të madh”.
Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10