
Njohësi i çështjeve të ekonoisë, Erton Bega ka thënë se vendi nuk duhet të pres bojkotim ndaj produkteve të Serbisë, kur një gjë e tillë nuk ka ndodhur qysh nga paslufta.
Ai madje në Info10 tha se qysh nga paslufta, Kosova është ndërtuar me produkte nga Serbia, dhe bojkoti ndaj tyre s’ka nododhur në momentin e duhur, shkruan Gazeta10.
“Nuk duhet të harrojmë që shumica e bizneseve e kanë ndërtuar Kosovën, me blloka e me produkte tjera të Serbisë, edhe pse luftën e kishte shkaktuar Serbia në Kosovë. Në momentin kur pas luftës, s’ka pasur bojkot ndaj produkteve të Serbisë, nuk duhet të presim që pas 20 viteve gjeneratat që se njohiin luftën, të bëjnë një bojkot të tillë”, tha Bega në Info10./Gazeta10