Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Begaj përshëndet marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente kalimi

Gazeta10
27 August 2022 - 21:07

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente kalimi, raporton Gazeta10.

Begaj ka vlerësuar një dialog që sjell rezultate teksa ka shprehur mirënjohjen e tij për Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen në këtë proces.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Përshëndes marrëveshjen që lehtëson udhëtimin e shtetasve mes Kosovës dhe Serbisë, në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Vlerësim për dialogun që sjell rezultate dhe mirenjohje për mbështetjen e BE & SHBA”, ka shkruar Begaj në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se për reciprocitetin e paralajmëruar nga Kosova në targa dhe dokumente kalimi ka pasur tensione të mëdha politike. Në Kosovë dhe Serbi për këtë temë kanë qëndruar i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Para pak orësh, përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, e ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje ku Serbia ia ka pranuar Kosovës dokumentet e kalimit. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.