
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Behaj, ka takuar nipin e Ismail Qemalit, Nedim Vlorën, të cilin e ka quajtur si pasardhësin më të denjë të Ismail Qemalit, raporton Gazeta10.
Begaj ka thënë se në vigjile të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ata kanë ndërë së bashku emocionet.
Më tej, ai ka thënë se e ka falënderuar Nedim Vlorën për të gjithë kontributin e tij.
Këtu keni statusin e plotë:
“U takova sot me Nedim Vlorën, nipin e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar dhe figurës qendrore të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Nedimi është një pasardhës i denjë i Ismail Qemalit dhe kjo kuptohet më së miri nga pasioni me të cilin ai flet për Atin e pavarësisë së Shqipërisë.
Në vigjilje të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ndamë së bashku emocionet që i paraprijnë natyrshëm ardhjes së kësaj date të shënuar.
E falënderova Nedim Vlorën për të gjithë kontributin që ai ka dhënë jo vetëm për të nderuar figurën e Ismail Qemalit, por për të sjellë në vëmendje kontributin e vyer të të gjithë të parëve të tij në shërbim të kombit tone”, ka shkruar Begaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10