
Gjatë diskutimit për ndeshjen mes Gjilanit dhe Dritës, Begolli tha se sipas tij tek kjo formë e Dritës ka ndikuar ndërrimi i shpeshtë i trajnerëve.
“Ndërrimet që i kanë bërë tek trajneri nuk është vërejtur ndonjë ndryshim, madje Drita ka hasur në vështirësi për t’i fituar ndeshjet si mysafir.”, tha fillimisht Begolli.
Tutje ai tha se Ballkani i ka dhënë shumë mundësi Dritës për t’u shkëputur në tabelë por që këta të fundit nuk kanë arritur ta shfrytëzojnë.
“Ballkani i ka dhënë mundësi Dritës të shkëputet, e tash që Ballkani ka ardhur në elementin më të mirë, ndeshja që e fituan ndaj Dritës do të thotë shumë, jemi në një fazë ku nuk mund t’i rikuperosh më pikët e humbura.”, u shpreh Begolli.
Në fund ai tha se do të ishte dështim në rast se Drita nuk shpallet kampion.
“Drita me afrimin e futbollistëve cilësor si Besniku dhe Kastrioti, dhe të mos shpallesh kampion në fund do të ishte sezon i dështuar”, përfundoi Begolli.