Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Begolli: Problemet që i kemi hasur gjatë rrugës e kanë bërë grupin më të fortë

Gazeta10
14 May 2023 - 23:25

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Tahir Batatina (KF Llapi),  Xhengiz Rexhepi (KF Liria), Granit Begolli (Feronikeli’74) dhe Kastriot Rexha (ish-futbollist).

Gjatë diskutimit për Ligën e Parë, Begolli tha se skuadra e tij Feronikeli ’74 nuk është trajtuar barabartë si ekipet e tjera.

“Ne kemi luajtur të pabarabartë me skuadrat tjera, nuk kemi mundur të regjistrojmë futbollistë, e gjithë sezona na ka përcjelle me 15 futbollistë dhe është dashur ta plotësojmë numrin e lojtarëve me lojtarë junior.”, u shpreh fillimisht Begolli.

Tutje ai tha se pavarësisht problemeve Feronikeli ’74 ka bërë një punë shumë të mirë.

“Kemi pasur shumë vështirësi, në shumë ndeshje nuk kam mundur të bëj 5 zëvendësime për shkak të mungesës së cilësisë. Kemi pasur shumë lojtarë të lënduar dhe me kartona, ku në ndeshjen e parë të gjysmësezonit ndaj A&N kemi pasur vetëm 1 futbollist në bankën rezervë, pavarësisht kësaj kemi bërë një punë shumë të mirë.”,tha Begolli.

Në fund ai tha se problemet që i kanë hasur gjatë rrugës e kanë motivuar edhe më shumë ekipin e tij.

“Kemi edhe një ndeshje shumë të rëndësishme, po vijmë pas një ecurie prej 5 fitoreve radhazi, kjo e motivon skuadrën, këto probleme që na u kanë shfaq gjatë rrugës, e kanë bërë grupin shumë më të fortë.”, përfundoi Begolli.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.