Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Beha: Dyshohet se edhe një polic është i përfshirë në aferën ‘Kokaina’

Gazeta10
30 January 2024 - 21:08

Gazetari i gazetës Nacionale, Besian Beha ka folur për publikimin e videos ku shihet nënkryetarja e Leposavicit, Dragana Miletiq duke konsumuar lëndë narkotike.

Beha në emisionin”Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka dhënë detaje se kush është i përfshirë në aferën ‘Kokaina’.

Ai ka thënë se pamjet e publikuara janë xhiruar diku kah muaji tetor, nëntor apo dhjetor i vitit të kaluar.

Sipas tij, video është gjiruar nga dikush prej punëtorëve të Komunës.

Beha ka njoftuar se në videon e radhës që pritet të publikojnë ka dyshime të jetë i përfshirë edhe një polic i Kosovës.

“Ne videon që kemi me publikuar sipas dyshimeve të bazuara sot e kam konfirmuar madje edhe nga burimet, është edhe një polic që duket të jetë i përfshirë, por s’po dua ta zbulojë”, ka thënë ai

Ai ka njoftuar se posedojnë video edhe të njerëzve nga kabineti i kryetarit Hetemi, po që të njëjtit nuk shihen të jenë të përfshirë në kokainë.

“Kemi video edhe të njerëzve të kabinetit  kryetarit  Hetemi por që nuk janë duke konsumuar lëndë narkotike, por që janë pranë njëri- tjetrit me nga një gotë raki, por edhe ashtu muhabete normale, edhe ato di t’i publikojmë”, ka thënë ai. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.