Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bëhet varrimi i Triumf Ferati, marrin pjesë presidentja Osmani dhe kryetari i LDK-së

Gazeta10
26 Mars 2024 - 15:34

Sot i është dhënë lamtumira e fundit, Triumf Feratit, djalit të ish-kryetarit të Istogut, Fadilit Ferat.

Triumfi ishte dhe vëllai i kryetarit aktual Ilir Feratit.

Ai është varrosur në varrezat e fshatit Gurrakoc.

Në varrimin e tij mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetë të tjerë të kësaj partie.

Rikujtojmë se Triumf Ferati u gjet i vdekur pak ditë më parë pranë varrit të babait të tij të ndjerë.

Në vendngjarje policia gjeti armë me 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.