Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Behrami: Kurti po ikën nga ballafaqimi

Gazeta10
17 August 2026 - 9:17

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, përmes një videoje të publikuar nga Qeveria, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po shmang hyrjen nga dera kryesore e ndërtesës së Qeverisë dhe po hyn nëpër skuta.

Behrami tha se Kurti po shmanget nga ballafaqimi me deputetët e PDK-së, të cilët kanë paralajmëruar se nuk do ta lejojnë hyrjen e tij në zyrat e Kryeministrisë.

“Ose po fle në zyrë gjysmë i dehur, ose po hyn nëpër skuta të ndërtesës. Që nga dita kur kemi filluar daljet para Qeverisë, Albin Kurti po ikën nga ballafaqimi. Nuk ke kah ik, lepurush!”, ka shkruar Behrami në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.