
Trajneri i mirënjohur, Bekim Isufi, në studion e emisionit Kampionët ka thumbuar trajnerin e Prishtinës Ismet Munishin, pasi ky i fundit kishte deklaruar se ndeshjen me Ballkani e llogariste si të fituar dhe i’u kishte bërë thirrje tifogrupit “Plisat” për pjesëmarrje në këtë ndeshje.
Isufi te Kampionët deklaroi se trajneri duhet të merret me ekipin që të ketë rezultate pozitive, e jo të merret me atmosferën në stadium. /Gazeta10/