Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Benzema nuk mjaftohet vetëm me largim, tani ua heq “followin” gati të gjithë lojtarëve francezë

Gazeta10
23 December 2022 - 12:33

Pasojat nga largimi i ashpër i Karim Benzema nga Kupa e Botës vazhdojnë pasi ylli i Real Madridit ia hoqi “followin” pothuajse të gjithë ish-bashkëlojtarëve të tij te Franca në Instagram.

Benzema u dërgua në shtëpi në prag të turneut pasi mori një dëmtim, por kishte disa spekulime se ai mund të ishte kthyer për në finale pasi luajti në një miqësore për Real Madridin.

Megjithatë, ai thuhet se refuzoi mundësinë për t’u rikthyer në Katar pasi u grind me menaxherin Didier Deschamps.

Në fillim të kësaj jave, Benzema njoftoi pensionimin e tij nga ekipi kombëtar, pasi u rikthye pas një ndërprerjeje gjashtëvjeçare mes një beteje ligjore që përfshin ish-shokun e skuadrës Mathieu Valbuena. 

Dhe tani Marca raporton se Benzema ka bërë një tjetër veprim në rrjetet e tij sociale, duke mos i ndjekur të gjithë përveç pesë ish-shokëve të tij të skuadrës në skuadrën kombëtare, të cilët janë Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouaméni, Kylian Mbappe, Raphael Varane dhe Marcus Thuram.

Camavinga dhe Tchouameni janë bashkëlojtarët e Benzemas në Madrid, ndërsa Varane luante përkrah sulmuesit te Los Blancos. Ai ende ndjek ish-trajnerin e Madridit, Zinedine Zidane, i cili ka qenë i lidhur fort me postin e ekipit kombëtar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.