Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Berisha: Amerikanët dhanë garanci, Asociacioni s’do t‘jetë si Republika Serbe në Bosnje

Gazeta10
31 January 2023 - 18:13

Gazetari, Ridvan Berisha, në INFO10 ka komentuar takimin e sotëm që Ambasada amerikane ka mbajtur me partitë politike dhe shoqërinë civile në Prishtinë, lidhur me krijimin e Asociacionit.

Berisha, ka thënë se kjo tregon se procesi u zhbllokua për tej kokëfortësisë së Kosovës, dhe se sot u dha garancia që Asociacioni nuk do t’i ngjajë Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë.

“Procesi u zhbllokua për tej kokëfortësisë së Kosovës apo Serbisë, në rastin konkret të Kosovës, nën monitorimin e ambasadorit amerikan, procesi u zhbllokua dhe ky është lajmi i mirë. Ambasada amerikane sot shërbeu si nikoqir i rëndësishëm i garancisë për të vijuar Kosova kohezionin e saj politik në raport me detyrat ndërkombëtare që i ka marrë në marrëveshjet e saj të viti 2013 dhe 2015. Ambasadori amerikan sot pati një sqarim, dha detaje të rëndësishme duke e ripërsëritur e rikonfirmuar se SHBA-të janë këtu që të sigurohen që Asociacioni i Komunave  me Shumicë Serbe nuk do t’i ngjajë një Republike Serbë si ajo në Bosnje Hercegovinë. Asociacioni do të bëhet sipas frymës kushtetuese dhe nuk ka asgjë për t’u trishtuar.”, ka thënë Berisha./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.