
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besnik Berisha, në emisionin “Adresa” ka ngritur dilema rreth mënyrës se si është krijuar bindja për përgjegjësinë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së dhe themelimit të Gjykatës Speciale.
“A është krijuar bindje apo është diktuar bindje, këtu është dilema që duhet ta kemi parasysh. A është derivat i provave, i fakteve, i argumenteve të shëshitura, apo është themel i marrëveshjeve politike për të themeluar një Gjykatë Speciale që të zhvesh nga gjithçka, por sërish vendos në emrin tënd, por në fund fare thotë që unë nuk jam themeluar për të mos gjykuar”, tha Berisha./Gazeta10