
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, duke u fokusuar te Superliga e Kosovës dhe ndeshjet e kësaj fundjave.
Të ftuar në studio janë: Ramiz Krasniqi, Jon Ajeti, Qendrim Ismajli, Milaim Berisha dhe Taulant Dajaku.
Drejtori sportiv i Malishevës, Milaim Berisha u shpreh i kënaqur me paraqitjen e Franco Fodas në ndeshjen e Malishevës ndaj Dukagjinit.
“Paraqitja e Fodas në ndeshjen Malisheva – Dukagjini është pozitive për kampionatin tonë, dhe bën me dije se ai po i përcjellë lojtarët e Superligës, të cilët e meritojnë të ftohen” – tha ai.
Tutje, ai beson se trajneri i kombëtares së Kosovës targetoi disa lojtarë të Malishevës.
“Trajneri mund të ketë etiketuar disa nga lojtarët e klubit tonë. Përveç Hazrollajt që tashmë e ka ftuar, trajneri mund të ketë shikuar edhe Arlind Veliun e Etnik Brrutin” – tha ai.