
Elita e basketbollit kosovar starton edicionin e ri 2022/23 gjatë këtij stinori, raporton Gazeta10.
Basketbollisti Dardan Berisha, i cili është rikthyer gjatë kësaj vere te KB Prishtina, ka folur për përgatitjet për stinorin e ri.
Berisha ka deklaruar se përgatitjet po shkojnë mjaft mirë dhe se ekipi I Prishtinës është i gatshëm për edicionin e ri.
“Këtë vit Superliga do të jetë shumë interesante, pasi edhe skuadrat tjera janë përforcuar dhe do të jetë një kampionat shumë i luftuar dhe rivalizues. Edhe garat janë të rëndësishme për ne, ku sigurisht synojmë paraqitje të mira.” ka deklaruar Berisha.
Prishtina ndeshjen hapëse te Prince Caffe Superligës së Kosovës e luan kundër Pejës. /Gazeta10/