
Ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha, ka komentuar vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi.
Në intervistë në emisionin e Gazeta 10, Berisha tha se, sipas tij, procesi gjyqësor në Hagë është ngritur mbi pretendime që ai i cilësoi si të lidhura me burime serbe dhe ruse.
“Pretendimet kanë rënë poshtë. Atëherë, për çka po akuzohet Thaçi? Për m’zatin, për magji të zezë, për përralla që i kemi dëgjuar nga dëshmitarët e Prokurorisë?”, deklaroi Berisha.
Ai kritikoi ashpër vendimin e gjykatës dhe mënyrën se si është zhvilluar procesi, duke ngritur pikëpyetje mbi bazën e akuzave ndaj Thaçit.
“Si ka mundësi more, si nuk i bren ndërgjegjja se kjo do të jetë njollë e zezë e drejtësisë ndërkombëtare?”, tha Berisha.