
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: opinionistë të përhershëm: Bekim Isufi e Faruk Statovci, Valon Berisha, Shota Baraliu, Lorik Jashanica dhe Kastriot Rexha.
Gjatë diskutimit për Kosovën dhe shkarkimin e trajnerit Alin Giresse, foli edhe lojtari i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha.
“Kur luaj me Kosovën, luaj për kombëtaren jo për emrin tim. Kurdo që më thërrasin për ndeshje të Kosovës jam i gatshëm të paraqitem.”, tha Berisha.
Tutje, ai foli edhe për të ardhmen e tij.
“Kam edhe një vit kontratë me Reims, jam fizikisht mirë, mirëpo në fund vendos trajneri se a do të aktivizohem apo jo.”, përfundoi Berisha.