
Gazetaja e Kanal10, Arbresha Berisha ka deklaruar se me formimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, kryeministri Albin Kurti po e cilëson të paaftë ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi për t’i zgjidhur problemet në shëndetësi, shkruan Gazeta10.
Berisha në Info10 ka shtuar se gjendja e shëndetësisë në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë.
“Një kryeministër të merret me punën e një Komisioni për Shëndetësi, kur e kemi ministrin e Shëndetësisë, kjo nuk ka kuptim. Kryeministri Kurti me këtë ka treguar se nuk i beson punës së ministrtit Latifi ose e cilëson si te paaftë për t’i zgjidhur problemet në shëndetësi. Kur gjendja në shëndetësi është e rëndë dhe për atë është thirrur ky komision”, tha Berisha në Info10./Gazeta10