
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth kombëtares së Shqipërisë, Ballkanit dhe duke mos lënë anash edhe Superligën e Kosovës.
Të ftuar në studio janë: analisti jonë i përhershëm, Bekim Isufi, të cilit i bashkohen edhe Muhamet Dragusha, Armend Thaqi, Milaim Berisha dhe Granit Tërstena.
Gjatë diskutimit në studio foli edhe Milaim Berisha.
“Ky grup nuk duhet të jetë grup i vdekjes për Shqipërinë, por i lindjes për rrugëtimin e saj në këtë kampionat evropian, ku mendoj se do të ketë befasi nga kombëtarja shqiptare.” – tha ai.
Në vazhdim e sipër, ai foli për kundërshtarët e Shqipërisë.
“Nuk është grup i lehtë, për t’u kualifikuar duhet të mposhtësh më të mirët, andaj fitoret ndaj Italisë, Spanjës e Kroacisë duhet të jenë detyrë.” – përfundoi ai.