Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Berisha: Plani evropian, përsëritje e marrëveshjes së nënshkruar nga Thaçi në 2013

Gazeta10
15 March 2023 - 18:16

Gazetari dhe njohës i çështjeve politike, Ridvan Berisha në “Info10” ka folur rreth pritjeve të takimit të 18 marsit në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiqi, raporton Gazeta10.

Berisha, ka thënë se marrëveshja edhe nëse arrihet nuk është përfundimtare por është marrëveshje e armëpushimit.

“Sipas vlerësimeve që jepen nga udhëheqësit e shteti ,presidentja e kryeministri Kurti i cili ka shprehur konstuktitvitetin e tij për t’i thënë po një marrëveshjeje e cila unë do ta quaj jo për zgjidhje përfundimtare, sepse nuk është e tillë, por do ta quaj marrëveshje për armëpushim, sipas kontekstit gjeopolitik në  të cilin ndodhet stabiliteti politik i sigurisë në rajon dhe luftës në Ukrainë. Mendoj se kemi një unitet të 27 vendeve anëtare të BE-së, të arritur me shumë vështirësi për të qenë të dakorduar për planin 11 pikësh për të cilin u dakordua Kosova dhe jo Serbia.”, ka thënë gazetari Berisha në “Info10”.

Berisha mendon se plani i propozuar nga BE-ja i cili edhe aktualisht është në tavolinë të diskutimit mes Kosovës dhe Serbisë, është një ripërsëritje e marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013.

“Gjitha këto pika burojnë nga pakoja e Ahtisaarit, aneksi 3. Është  ripërseritje jo e plotë e palëve të marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel nga kryeministri Thaçi dhe kryeministri serb, Ivica Daqiq.”, ka thënë ai.

Problemi kryesor sipas Berishës mbetët procesi që ka të bëj me zbatimin e kësaj marrëveshje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.