Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bërnabiq: Prishtina s’e respekton marrëveshjen për themelimin e Asociacionit

Gazeta10
05 September 2022 - 17:10

Ana Bërnabiq – Kryeministre serbe, sot gjatë vizitës së saj në Republikën e Kosovës, ka thënë se nuk sheh demokraci në Kosovë. 

Sa i përket deklaratës së Kurtit për demokracinë unë do të isha jashtëzakonisht e kënaqur që të shoh demokraci këtu sepse populli serb i Kosovës do të përfitonte nga kjo”, ka thënë ajo në një konferencë për medie. 

Më tej, ajo ka thënë se nuk sheh demokraci në Kosovë, pasi që këtë vit u është ndaluar votimi atyre. 

“Një tjetër që duhet respektuar janë marrëveshjet ndërkombëtare, Prishtina nuk e respekton marrëveshjen e Brukselit për themelimin e Asociacionit tash e nëntë vjet”, ka thënë Bërnabiq./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.