Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bërnabiqi e falënderon Qipron për votën kundër Kosovës për në KiE

Gazeta10
09 May 2023 - 16:49

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka falënderuar sot, ambasadorin e Qipros, për votën e tyre ”kundër” Kosovës, për nisje të procedurës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Bërnabiq siç shkruajnë mediat serbe, mirënjohëse u shpreh gjatë vizitës lamtumirëse që pati, ambasadori i Qipros në Beograd, Demetrios Theophylactou.

Ajo po ashtu e ka falënderuar ata edhe për qëndrimin parimor të vendit të tij, i cili “respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.

Me këtë veprim, duket qartë se Serbia po vazhdon t’i shkel marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, ku obligohet të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.