PDK njofton se për herë të parë, Partia Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, ka marrë pjesë si anëtare me të drejta të plota në Kongresin e Internacionales Liberale, i cili është zhvilluar në Santiago të Kilit.
Në këtë kongres, u zgjodhën strukturat e reja udhëheqëse, “ku kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u zgjodh nënkryetar jo-ekzekutiv. Ky është një vlerësim dhe nder i madh për PDK-në misionin e saj për promovimin e vlerave liberale dhe demokratike”, njofton PDK.
“Gjatë kongresit, u ndanë përvoja dhe praktika të mira mes partive anëtare nga e gjithë bota”, thuhet në njoftim.