Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bërnjaku hapet për qarkullim, Jarinja mbetet e mbyllur për hyrje nga Serbia

Gazeta10
04 October 2023 - 9:41

Pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga mëngjesi i sotëm, derisa ajo në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se kjo pikë është hapur për qarkullim që nga ora 08:00.

“Po, pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm. Jarinja vazhdon të jetë e mbyllur”, ka thënë Elshani për Gazeta10. Këto dy pika kufitare u mbyllën për qarkullim pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në mëngjesin e 24 shtatorit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.