Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Besa Luzha: Këshilli Etikës veprojë ngadalë është dashtë të suspendohet menjëherë Xhevat Krasniqi

Gazeta10
23 April 2024 - 21:14

Profesori Xhevat Krasniqi është pezulluar sot nga puna.

Profesori i Edukimit, Xhevat Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente se i kishte ngacmuar seksualisht ato.

Pas denoncimeve studentët bashkë me përfaqësues të organizatave në Kosovë kishin protestuar disa herë, madje sot Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën atij.

Besa Luzha nga shoqëria civile, në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka thënë se Këshilli Etikës veprojë ngadalë ngase është dashtë të suspendohet menjëherë Xhevat Krasniqi.

“Ka pas edhe angazhim në UP pas një kritike të mirëfilltë për disa raste të tjera ndodhsha nuk janë denoncuar në aspektin medial, jo ballafaqime kështu live, por ka pasur denoncime dhe shpesh kemi pasur edhe protesta të organizatave studentore rreth këtyre rasteve. Dhe kjo ka bërë që UP të ulët dhe të hartojë një rregullore që  trajton rastet e ngacmimeve seksuale”, ka thënë Luzha. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.