
Ish-kandidatja për kryetare të komunës së Prishtinës, Besa Shahini, ka njoftuar se është bërë nënë, duke thënë se kjo ka qenë arsyeja se pse s’ka qenë e angazhuar kohën e fundit.
“Miq, ju falënderoj nga zemra për urimet. U bënë tri javë prej kur lindi bebi, kësaj radhe në QKUK-në e Prishtinës. Kjo është edhe arsyeja pse nuk e kam pasur të mundur angazhimin publik dhe përfshirjen në diskutimet e rëndësishme, prej aktgjykimit të Hagës e testit PISA, deri te rregullorja për tarifa dhe taksa të hyrjes në qendër të Prishtinës, që del në votim sot në Kuvendin Komunal. Do të marr edhe disa javë kohë para se të rifilloj angazhimin”