
Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Namazi i Fitër Bajramit u fal këtë të premte në orën 06:18, të cilit i priu kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, “Vedat ef. Sahiti. Hytben e Fitër Bajramit e mbajti myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili uroi besimtarët mysliman.
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.