Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Besnik Bislimi rrëfen ngjarjen: Na doli një veturë policie, po del që është manipulim

Gazeta10
27 October 2022 - 17:02

Zv. kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është ndaluar dhe kthyer në Kosovë para se të hynte në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, pasi iu ishte thënë nga policët serbë se shkuarja e tij është kërcënim sigurie, transmeton Gazeta10.

Bislimi ka treguar se kërkesa për vizitë në Serbi është bërë para një jave dhe është aprovuar, mirëpo pas kalimit të kufirit janë ndalur nga një veturë e policisë serbe duke mos e lejuar të kalojë për arsye sigurie.

“Ne kemi bërë kërkesën për vizitë para një jave. Vizita është aprovuar. Kemi kaluar kufirin. Jemi afruar deri te Beogradi. Tek aty na ka dalë një veturë tjetër e policisë që na ka ndalë e ka thënë se për arsye të sigurisë s’mund të bëhet. Po del se është krejt manipulim… Doli një veturë shtesë, ka dalë konvoji dhe ka kërkuar të kthehemi se gjoja ka probleme për siguri. Ka thënë se po kërcënohet siguria”, ka thënë Bislimi nëpërmjet telefonit për Kohën./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.