
Raporti: Saranda Aliu
Historia e lindjes së ekstremizmit në Amerikë deri në luftimin e tij në kohën moderne, e sjell në formën e një dokumentari të gjatë televiziv, ka zgjuar interesin e publikut. Ta ndjekim një pjesë të këtij bashkëpunimi të suksesshëm të Kanal 10 me Ambasadën Amerikane në Kosovë lidhur me betejën e SHBA-ve me ekstremizmin.
“Beteja me Ekstremizmin” i transmetuar ditë më parë në Kanal 10 ka zgjuar interesin e shikuesve.
Dokumentari me autor Arben Ahmetin, dhe në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane trajton fenomenin e lindjes së kësaj dukurie në SHBA e deri tek lufta për ndalimin e tij.
Aty u përshkruan në detaje praktikat mbizotëruese në luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit, si armiq të SHBA-ve dhe vlerave perëndimore.
Në dokumentar, personalitet të ndryshme amerikane si avokat, kongresmen, zyrtarë policie dhe aktivistë tregojnë përvojën e tyre në fillet e para të kësaj dukurie.
Vecmas, sipas tyre, sfidë ishte zanafilla dhe burimi i motivit të shumë të rinjve amerikan në Minneapolis që i bashkoheshin grupit terrorist Al-Shabaab dhe ISIS.
E kryetari i i Gjykatës në shtetin e Minnesotas, John Tunheim ka thënë se është e vështirë të kuptohen arsyet pse dikush radikalizohet ose e bën një krim.
Sipas tij, edukimi është mënyra e vetme e parandalimit të radikalizmit të të rinjve.
E për këtë, sfidë ishte përballja me drejtësinë dhe de-radikalizmin e atyre që po ktheheshin nga xhihadi.
Zëvendësdrejtori i Qendrës së Ndalimit në Minnesota, tregon përballjet e para më terroristët dhe përpjekjen për t’i riintegruar ata në shoqëri.
Dokumentari trajton edhe burime të tjera të fenomenit të ekstremizmit, që nuk janë vetëm fetar apo racor.
Një rol të madh thonë ekspertët drejt radikalizimit e kanë edhe politikanët dhe gjuha e tyre polarizuese. /Gazeta10/