
Sekretari për Organizim dhe Zgjedhje në PDK, Betim Gjoshi, sot në emisionin Info10 ka kërkuar sot shkarkimin dhe hetim të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pas arrestimeve në këtë ministri.
Ai gjithashtu ka treguar se është bërë arrestimi i mikut te kryeministrit të vendit Albin Kurti nja furraxhi i cili ka blerë rezerva shtetërore.
“Kemi parë arrestimin e mikut të Kurtit, Ridvan Muharremin pronarit të një furre edhe pse i cili është një furraxhi ka bërë autorizime me ble rezeva shtetrore ku një furraxhi nuk mund të merret me rezerva shsterore apo një sekserë”, ka thënë ai.