
Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë dhënë betimin në seancën konstituive të legjislaturës së XI-të.
Pas leximit të formulës së betimit nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, deputetët janë zotuar se do ta ushtrojnë mandatin e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
“Betohem se do ta kryej me nder, me përkushtim dhe me përgjegjësi detyrën e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të punoj për interesin e qytetarëve dhe do ta mbroj Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, është formula e betimit të cilën e kanë përsëritur deputetët.
Pas betimit, deputetët kanë nënshkruar deklaratat përkatëse, duke përmbyllur një nga hapat e parë të konstituimit të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës./Gazeta10