Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Betohen në shqip kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut

Gazeta10
25 May 2023 - 18:46

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10

Në vend të zyrës kryesore të komunës së Zveçanit, kryetari i ri u betua në një ndërtesë publike të fshatit Boletin.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës, kryetarit Ilir Peci dhe të tjerëve nuk iu dha garanci që ceremoninë e betimit ta zhvillojnë objektet komunale.

Ceremonia u zhvillua në shkollën “Isë Boletini”  kurse deklarimin kryetari e bëri pranë varrit në Kullën e heroit kombëtar, megjithëse stërnipi i tij nuk lejoi në fillim.

Në ndërtesë publike u betua edhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, por këtë zgjodhi ta bëjë në zyrën komunale për Komunitete në Çabër.

Megjithatë, punën synon ta vazhdojë në objektin kryesor të komunës.

Në kabinetin e tij tha se do të ketë shqiptarë e serbë.

Gjatë ceremonisë së betimit të kryetarëve u panë zyrtarë të policisë së Kosovë, pjesëtarë të KFOR-it e EULEX, të cilët vëzhgonin situatën rreth fshatrave e objekteve publike.

Javën e kaluar betimin për kryetar të Mitrovicës së Veriut e dha edhe Erden Atiq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.